Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis ka qenë i drejtpërdrejtë që në fillim të takimit me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo i cili po realizon një vizitë dytore në Athinë pas një turneu në vendet fqinje.

“Presim një kontribut pozitiv nga SHBA në një moment kur Turqia përmes veprimeve të saj po vë në dyshim sovranitetin e Greqisë dhe Qipros duke çuar anijet turke të eksplorimit në ZEE të Qipros” –ka theksuar ai.

“Unë po i referohem z. Sekretar, praktikave të Turqisë fqinje, të cilat për fat të keq shpesh nuk përputhen me qëndrimin e miqësisë dhe bashkëpunimit per te cilat insiston Greqia. BE ka marrë një qëndrim zyrtar për këto zhvillime. Por veprimet e fundit të Turqisë në Bllokun 7 te Zonës Ekonomike Ekskluzive të Qipros shkelin të drejtat sovrane të Qipros”, tha Mitsotakis.

Mitsotakis është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur për Marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit në sektorin e Mbrojtjes ,ndërsa Mike Pompeo ka deklaruar se tashmë Greqia është shtyllë e stabilitetit në rajon. Marrëveshja është nënshkruar nga zoti Pompeo dhe ministri i Jashtëm Dhendias i cili ripërsëriti në konferencën për shtyp se provokimet turke janë një shkelje e sovranitetit dhe të së Drejtës Ndërkombëtare.

” Çdo gjë ka kufij dhe se nuk mund të lejojmë që dikush të bëjë shpime të paligjshme. Kjo nuk mund të lejohet” – ka thënë Pompeo duke u shprehur hapur në favor të palës greke për këtë çështje, por edhe përsa i përket ardhjes së investimeve të reja amerikane në Greqi.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit zhvillonte takimet e tij , në Athinë dhe në Selanik qindra përkrahës të partisë komuniste greke dhe forcave të majta kanë protestuar për dhënien e bazave ushtarake greke SHBA, madje në Selanik protestuesit kanë djegur edhe flamurin amerikan .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA