Mikroqark nën lëkurë në vend të parave
05/10/2019 14:40
Një mikroqark, vetëm pak milimetra në përmasa, po vendoset brenda lëkurës së shumë personave në Suedi, në vendin e parë që po e heq pothuajse plotësisht përdorimin e parave tradicionale.
Qarku zëvendëson pothuajse çdo kartë krediti, dhe përdoret për të paguar deri dhe biletat e autobusëve.
Në Stokolm, 80% e të dyqaneve pranojnë vetëm pagesa me kartë krediti. E njëjta gjë vlen dhe për taksitë, tregjet e hapura, e madje edhe për kioskat.
Suedezët pëlqejnë sidomos përdorimin e një aplikacioni që u lejon të bëjnë pagesa nëpërmjet telefonit. Madje, edhe paratë për bamirësi pranohen vetëm në mënyrë dixhitale.
Top Channel