Kamala Harris pritet të fitojë $20 milionë për librin mbi fushatën e dështuar presidenciale dhe sekretet e Biden (fotot)
18/12 21:25
Një 67-vjeçar ishte zhdukur që në shkurt nga qyteti Kantabria, në Spanjë. Pasi nuk po e gjente dot, policia vendosi të kontrollonte shtëpinë ku ai jetonte me bashkëshorten.
Gruaja e tij shkoi te fqinja dhe iu lut t’i mbante një kuti me lodra seksi, sepse i vinte turp po t’ia gjente policia.
Fqinja pranoi, por nga kutia nisi të vinte një erë e keqe. Kështu që ajo e hapi, dhe brenda gjeti kokën e burrit të humbur.
Koka ishte zier disa herë në ujë të vluar dhe ishte mbështjellë me letër alumini që të mos mbante erë.
Gruaja e tmerruar njoftoi menjëherë policinë, dhe 61-vjeçarja u arrestua për vrasjen e të shoqit, ndërkohë që trupi nuk është gjetur ende.
Top Channel