Sapo një barkë me refugjatë dhe emigrante mbërrin në ishullin e Lesvos nga brigjet turke shumica e tyre fillojnë të brohorasin nga gëzimi, disa shpërthejnë në lot pasi morri fund një udhetim i rrezikshëm, ndërsa një grua me një thikë në dorë çan gomonen me të cilën mbërriti duke shprehur në mënyrë simbolike dëshirën e saj për të mos u kthyer pas.
Janë disa prej 700 refugjatëve dhe emigrantëve që mbërritën në ishullin grek në dy ditët e fundit, të cilët veçse nuk dinë se çfarë i pret në kampin e Morias, të ashtë quajturin “Ferrin e Tokës”. Me mbërritjet e fundit ,numri i personave që ai strehon ka shkuar në 13.200,ndersa kapaciteti i tij shkon vetëm në 3000 vetë.
Orët e fundit xhirron e mediave botërore e bëjnë pamjet me fëmijët që luajnë mbi malet e plehrave të mbledhura brenda kampit.
Protesta e përditshme të emigranteve nuk sjellin ndonjë ndryshim pasi sapo qeveria greke dërgon në Greqinë kontinentale disa qindra prej tyre po kaq të tjerë mbërrijnë brenda disa orësh .Ministri grek i emigracionit realizoi një udhetim urgjent në Ankara për të takuar homologun e tij.
Në mediat greke dhe qarqet politike diskutohet se presidenti turk Erdogan që ka kërcënuar vazhdimisht javët e fundit se janë më shumë se 600.000 emigrantë në brigjet turke që perpiqen të vijnë drejt Greqise, kërkon të bëjë një presion të dyfishtë mbi Athinën dhe Brukselin.
Sipas tyre ai po shfrytëzon krizën migratore për të bërë presion mbi Athinën dhe Nikosinë për ndarjen e rezervave të naftës dhe gazit me Qipron dhe Greqinë në Egje dhe Mesdheun Lindor, ndërsa mbi BE-në për të shkëputur më shumë fonde ,por edhe të drejta për qytetarët turq në Europë.
Ndërsa gjendja në ishujt grekë ngjason me një bombë që është gati për të shpërthyer, autoritetet vendase po përpiqen të zbatojnë një plan për strehimin e emigrantëve që do sjellin prej tyre në Greqinë kontinentale jo vetëm në qendrat e pritjes ,por edhe në shtëpi me qira me ndihmën e fondeve të BE-së.
Top Channel