Një 13-vjeçare është rrëmbyer rreth orës 15:00 në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë, bëjnë me dije burime për Top Chanel.
Përditësim: 19:25
Gjendet 13-vjeçarja/ Nuk u rrëmbye, por u largua me shoqet
Një ngjarje ka alarmuar Tiranën në orët e fundit, ku fillimisht u raportua se dyshohej për një rrëmbim, por më pas ka rezultuar e kundërta.
Burime nga policia për gazetarin e Top Chanel, Andi Bora, bëjnë me dije se vajza është gjendur dhe nuk kishim të bënim me një rrëmbim, por ishte larguar me një grup shoqëror.
Vajza është gjendur në lokal tek Pazari i ri.
19:00
Sipas burimeve policia po heton në dy pista: E para është ajo e rrëmbimit, dhe e dyta ajo e largimit vetë me dëshirë.
13-vjeçarja S.B sapo kishte zbritur nga furgoni që e sillte nga shkolla dhe ka qenë e shoqëruar nga motra e saj më e vogël.
Makina që është përdorur në këtë rrëmbim është e tipit FIAT ngjyrë e kuqe.
Njoftimi paraprak i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar.
Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.
Top Channel