Një grua 96-vjeçare në një qendër për personat me dementia, sëmundja e pleqërisë që bën të humbasë kujtesa, magjepsi turmën në Uest Jorkshër, Angli.
Në video, gruaja qëndron në këmbë përpara turmës dhe këndon me zë të shkëlqyer këngën “Bird Songs at Eventide”, teksa publiku e dëgjon pa nxjerrë zë.
Inspektori i Policisë së Uest Jorkshërit, një mbështetës i veprimtarive që ndihmojnë personat me dementia, e filmoi këngën dhe e postoi në Tuiter me shpjegimin “Nora është në fazë të rëndë të dementias, por dëgjojeni pak se sa mirë jetohet edhe me këtë sëmundje”.
This is Nora ! 96 years young who I had the pleasure and privilege of hearing her beautiful voice today. Nora lives with severe Dementia but listen to this !!
You can live well with Dementia!! pic.twitter.com/solAT2PWHz— Insp Neil Taylor (@WYP_NeilTaylor) October 3, 2019
Top Channel