Deputeti Ralf Gjoni duke folur në parlament për negociatat, foli edhe votën e emigrantëve, për të cilin tha se ky është një premtim i pambajtur nga PS, duke i bërë thirrje konkretisht socialistit Taulant Balla.
“Kam dëgjuar Ballën për votën e emigrantëve. Ku janë propozimet konkrete. Si do realizohet votimi i tyre. më shumë kujdeset Top Channel për këtë se sa ju”, tha Gjoni duke iu referuar lajmit që top Channel transmetoi ditën e djeshme.
Vota e emigrantëve u harrua/ Rama e premtoi, por nuk e ka më prioritet të Reformës Zgjedhore
“Ne kemi një pikë të rëndësishme, vota e emigrantëve. Por të gjitha këto, përfshirë edhe këtë mund të marrin kohë akoma, nuk kemi një ngut, kemi ngut për rekomandimet e OSBE-së”, tha Rama në “Repolitix”.
Betimi i Edi Ramës për realizimin e votës së emigrantëve është bërë edhe nga foltorja e parlamentit disa muaj më parë.
“Ne do të shkojmë përpara sikundër do të çojmë përpara edhe votën e emigrantëve dhe të shohim kush është shumicë e popullit shqiptarë”, shtoi kryeministri më tej.
E ndërsa të thënën me të bërën e ndan një det i tërë, Edi Rama premtimin e bëri edhe në Samitin e Diasporës.
“Mundësinë tuaj për të votuar ka vetëm dy rrugë o do ta bëjmë o do ta bëjmë. Unë uroj ta bëjmë të gjithë së bashku me konsensus dhe nëse nuk do mundemi ta bëjmë me konsensus do ta bëjmë edhe pa konsensus”, tha ai.
Top Channel