Gjatë deklaratës për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i mëshoi qëndrimit të tij strikt “kryeministri të zbatojë planin e hartuar prej opozitës ose të hapë krahun”.

“Jeni ju të dashur qytetarë që po paguani për dështimin spektakolar të qeverisjes së Edi Ramës. Në vend që të hapte vende pune i shkatërroi shqiptarët, i shtyu të kërkonin azil. Është e qartë që atë që premtoi dhe nuk e  arriti dot për 2 mandate nuk ka për ta arritur më, të hapë krahun , nuk e meritojnë shqiptarët këtë gjendje, ne nuk e meritojmë të mbetemi mbrapa, jemi një popull i zgjuar, punëtor por kemi udhëheqje të gabuar, më dështime të shumta, thellësisht të lidhur me krimin. Na duhet një drejtim i ri dhe ky drejtim na duhet shpejt; ky drejtim vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përtej llafeve të bukura, batutave dhe fjalimeve boshe të Edi Ramës, ne kemi propozuar një plan të qartë, i cili u hap rrugë ndryshimeve, plotësimit të 9 kushteve të Bundenstagut”, deklaroi Basha.

Më tej shtoi:

“Plani është mbi tavolinë, ta marrë, ta zbatojë, jo për hirin tim, të PD-së, por për hir të qytetarëve shqiptarë; ta zbatojë ose të hapë krahun. Kjo është një betejë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza”, tha lideri i PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA