Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, mbi çështjen e çeljes së negociatave të Shqipërisë ndaj Bashkimit Evropian reagoi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një deklarate për shtyp, kryeopozitari e cilësoi dështimin e hapjes së negociatave në fjalë si një dështim personal të Ramës, jo të Shqipërisë, as të shqipëtarëve, që ka vetëm vulën e tij përsipër.

“Për fat të keq është bërë shumë i parashikueshëm, fjalimin që e kisha paarshikuar para disa muajsh e bëri sot. Përgjegjësinë për dështimin e hapjes së negociatave është dështim i tij personal, jo i shqiptarëve, ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do hapte negociatat dhe siç duket qartë dështoi siç ka dështuar në çdo premtim tjetër, shqiptarët e  dinë fare mirë se ky nuk është dështimi i parë, i dytë, i tretë, por dështimi më i fundit; për këtë arsye Shqipëria është në krizë, ekonomia në kolaps, kushtet e Evropës sa vijnë e shtohen. Pse i thonë po Maqedonisë dhe jo Shqipërisë, arsyeja është fare e thjeshtë, sepse Edi Rama ka dështuar në secilën prej fushave ku Shqipërisë i është kërkuar progres, tani do t’u  ikë përgjegjësive, duke i ikur përgjegjësisë për drogën, krimin, blerjen e votave, mbrojtjen e kriminelëve, për bashkëpunimin e e ngushtë dhe personave me listë të zezë ndaj autoriteteve amerikane, duke i ikur përgjegjësisë dhe fshehur faktin se Shqipëria edhe këtë vit ka arritur rekord të kultivimit të kanabisit, Edi Rama jo thjesht mundohet të heqë fajin por fakton se nuk e do integrimin evropian, një vend që do të integrohet në BE, një kryeministër që e mbush qeverinë me kriminele, që u merr pronën pronarëve dhe ua fal oligarkëve, nuk zgjat dot as 24 orë, kjo është e vërteta. Cili nga 9 kushtet nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisjes së Edi Ramës, një përpjekje e varfër, e lodhur për ta hedhur vëmendjen gjetkë, kur kapet me presh në duar. 9 kushtet e Bundestagut gjerman përbëjnë një udhërrëfyes për daljen nga kjo krizë, nuk kemi kohë për të humbur me njerëz që kanë dështuar, kanë vjedhur, shkatërruar dhe s’duan të mbajnë përgjegjësi, është koha që njerëzit e përgjegjshëm të tregojnë se dinë t’i dalin zot këtij vendi. Vendi ka mbetur në marsh indietro, Edi Rama vazhdon të tregojë me gisht fajtorët imagjinare. Jeni ju të dashur qytetarë që po paguani për dështimin spektakolar të qeverisjes së Edi Ramës”, përfundoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA