Në emisionin “Open” në Top Channel, Fatmir Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka vullnet për të realizuar reformën zgjedhore.
“Opozita po kërkon që reforma të bëhet nga pozita, opozita dhe faktori ndërkombëtar. Kjo është edhe historiku i reformës zgjedhore edhe më herët. Këtë kërkon opozita. Ne duam që në reformë mos të ketë persona të inkriminuar, Parlamenti të përfaqësoje popullin. Ne shkuam në tryezën e reformës zgjedhore.
Ne shkuam në tryezën e reformës, pra ne e kishim vullnetin. Mungesa e vullnetit për të zgjidhur reformën zgjedhore është e një personi dhe ai është Edi Rama”- tha kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Nga studioja, Fatmir Mediu u pyet nëse kishte një qëndrim tjetër nga ai i opozitës. Kjo pyetje erdhi pas disa deklaratave që Mediu ka thënë në media, ku nuk është problem Damian Gjiknuri, një emër që është refuzuar nga opozita si bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Kësaj pyetjeje Mediu nuk i përgjigjej duke bërë deklarata të tjera.
Bojkoti ka përfunduar, Paskal Milo: PS-PD kanë një pistë të fshehtë për reformën zgjedhore
Grida Duma në “Open”: Asnjë shans që reforma zgjedhore të bëhet pa PD-në
Top Channel