
Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se ky vit ka qenë viti rekord i kultivimit të kanabisit.
“Nga gropa ku zhytet thellë e më thellë dhe bërtet fort e më fort, Lulzim Basha paska “zbuluar” se ky paska qenë vit rekord i kultivimit të kanabisit!”, shkruan lleshaj në Twitter.
Ministri Lleshaj në Twitter:
Nga gropa ku zhytet thellë e më thellë dhe bërtet fort e më fort, Lulzim Basha paska “zbuluar” se ky paska qenë vit rekord i kultivimit të kanabisit! Ky individ, që në biografinë e tij ka edhe Lazaratin, nuk meriton asnjë keqardhje, por keqardhja për ata që ende e ndjekin pas, rritet dita-ditës.
Ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit dhe kthim mbrapa nuk ka më!?
Top Channel