Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme do të diskutojë projektrezolutën “Për mbështetjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Po ashtu në Kuvend diskutohet sot projektligji “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”.
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”.
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2018 për projektin “Mbështetje për negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE në sektorin ekonomik”.
Sot shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian Shqipëri, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë më cilësinë e vëzhgueses, në punën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore dhe mënyrën e kësaj pjesëmarrje në kuadrin e rregullores së Këshillit (KE), nr. 168/2007”.
Kuvendi shqyrton projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar.
Kuvendi shqyrton sot edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, ngritur me vendimin e Kuvendit nr. 84/2019”.
Top Channel