Bushati në Open për negociatat: Krushqit duan Maqedoninë e Veriut, neve na vendosën kushte

03/10/2019 23:31

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel u diskutua rreth negociatave. A është meritë e Edi Ramës hapja e negociatave?- u shtrua si pyetje për të ftuarit.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike tha se hapja e negociatave është sepse BE do që ti hapë për shqiptarët dhe jo se pozita ka përmbushur kushtet. Edi Rama ska asnjë meritë sepse atij iu vendosën kushtet e shumta në 6 vite. Nga sondazhet e bëra nga institucionet e BE-së rezulton se 90% e shqiptarëve duhet të hynë në Bashkimin Europian. Kjo në një situatë kur euroskepticizmi është i lartë në vendet e BE ka bërë që KE të nisë letrën ku i kërkon vendeve anëtare të japin po për negociatat.

Për gazetarin Arjon Sulo nuk ka festë për Edi Ramën. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut ne kemi 9 kushte. Kemi 6 vite që festojmë për hapjen e negociatave por nuk janë hapur asnjëherë. Është në dyshim hapja e negociatave sepse Hollanda tha se Shqipëria nuk ka bërë progres.

Andi Bushati ironizioi deklaratën e Kryeministrit Rama që bëri sot në Kuvendin e Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Bushati tha se Rama u vendos fajin krushqve. Shkuam një herë dhe krushqit na vendosën 3 kushte. Pasi i kemi 3 kushtet, kryshqit na refuzojnë sërish. Por problemi është pse kryshqit sillen ndryshe me ne dhe ndryshe me Maqedoninë e Veriut? Pastaj po u hapën negociatat është kush hedh fishekzjarret i pari. Kur hymë në NATO qeveria Berisha bëri festime pa fund. Por sot çdo qytetar pyet se çfarë fituan ata nga anëtarësimi në NATO.

Në fjalën e fundit në Open, kreu i PR Fatmir Mediu kundërshtoi deklaratën e Bushatit ku iu kundërpërgjigj duke thënë se Shqipëria pas anëtarësimit në NATO ka fituar një reputacion që nuk e ka pasur ndonjëherë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA