PS ndër vite ka qenë promotore e idesë se të gjithë emigrantët shqiptarë në botë duhet të votojnë.

Në një kohë kur reforma zgjedhore është kryefjalë e politikës shqiptare, duket se për PS dhe PD, kjo çështje nuk është prioritare.  Këtë lë të kuptohet  ajo ëfarë deklaroi në emisionin Repolitix vetë,  Edi Rama.

“Ne kemi një pikë të rëndësishme, vota e emigrantëve. Por të gjitha këto, përfshirë edhe këtë mund të marrin kohë akoma, nuk kemi një ngut, kemi ngut për rekomandimet e OSBE-së”, tha Rama në “Repolitix”.

Betimi i Edi Ramës për realizimin e votës së emigrantëve është bërë edhe nga foltorja e parlamentit disa muaj më parë.

“Ne do të shkojmë përpara sikundër do të çojmë përpara edhe votën e emigrantëve dhe të shohim kush është shumicë e popullit shqiptarë”, shtoi kryeministri më tej.

E ndërsa të thënën me të bërën e ndan një det i tërë, Edi Rama premtimin e bëri edhe në Samitin e Diasporës.

“Mundësinë tuaj për të votuar ka vetëm dy rrugë o do ta bëjmë o do ta bëjmë. Unë uroj ta bëjmë të gjithë së bashku me konsensus dhe nëse nuk do mundemi ta bëjmë me konsensus do ta bëjmë edhe pa konsensus”, tha ai.

Ndërkohë që për Edi Ramën, vota e emigrantëve ka kohë dhe pret, në propozimet e deritanishme të PD për reformën zgjedhore togfjalëshi vota emigrantëve nuk ekziston paçka se kryedemokrati Basha s’ka harruar ta përmend në të shkuarën.

“Vota e emigrantëve është kërkesë fillestare e PD dhe ne nuk do ta lejojmë  të kthehet në një fasadë sic janë kthyer  shumë kauza në fasadë nga qeveria dhe Edi Rama”, u shpreh Lulzim Basha.

Komisioni i reformës i përbërë nga socialistët dhe opozita e re as nuk e ka diskutuar votën e emigrantëve. Por as demokratët dhe aleatët e tyre nuk po e kërkojnë. Plani i tyre me disa kushte as nuk e përmend votën e emigrantëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA