Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka bërë bilancin e situatës dhe masat e marr për situatën pas tërmetit.
Rama tha se për të stabilizuar gjendjen është komunikuar edhe me ndërkomëbtarët, ndërsa ka pëmendur edhe disa nga vendet që ndihmuan Shqipërinë.
“Për të adresuar situatën e krijuar pas tërmetit për të krijuar një bazë ndihme po komunikojmë me ndërkombëtarët.
dua ta nënvizoj solideratetin e madh që kemi hasur që në momentin e parë nga ndërkombëtarët. Kam pasur komunikim me qeverinë italine, Turqinë, Francën, Gjermaninë dhe Austrinë, por edhe komunikime në nivele të tjera si ai i ambasadorit të BE si edhe të zv ambasadorit të SHBA”, tha Rama.
Ndërkohë Rama renditi edhe masat që ka marrë qeveria në lidhje me situatën dhe çfarë do të përfitojnë konkretisht të prekurit.
“Buxheti do të garantojë përdorimin e fondit rezervë për tërmetin. Përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë tek banesat e dëmtuara nga tërmeti.
Do sigurojmë ekzaminim për ashensorët, të sigurohemi që të plotësojnë kriteret.
-Masa detyruese për ndërtuesit, investitorët për të lidhur një kontratë 10 vjecare me blerësit e apartamenteve që të mbulohen dëmet ndaj të tretëve për shkak të fenomeneve natyrore
Audit teknik për ato që kanë mbi 50 vite që janë ndërtuar
kemi vendosur të përshpejtojmë lejet e ndërtimit për ata që kanë parë dëmtime nga tërmeti, do marrin lejen pa paguar takse dhe brenda 5 ditëve.
studime thelluara në planifikimin e territorit që lidhen me fenomenet natyrore.
-organizmi funksional të policimit qytetar, gjatë emergjencave natyrore. leja e ndertimit për godina kolektive do lidhet me sigurimin, jo me leje pa policën e sigurimit, me futjen e kompanisë se sigurimit s’do ketë blerës të mashtruar.
OSHEE dhe kompanitë e ujësjellësit do marrin vendime për të zeruar deturimin e familjeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie. Zerohen borxhet dhe subvencionimi 100 përqind i tarifës edhe kur nuk je në banesë. Për të tjerat masa të përshkallezuara në varësi të dëmtimi”, tha Rama.
Vijon…
Top Channel