Në kuadër të vizitës zyrtare në Estoni, presidenti Ilir Meta është takuar edhe me kryeministrin Juri Ratas, me të cilin ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.
“Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje. Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s”, shprehet Meta.
Meta ka theksuar gjithashtu se ka vendim te vendet balltike për mbështetjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në në mbledhjen e 18 tetorit të Këshillit Evropian.
Top Channel