23/11 12:24
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp pas takimit me aleatët tha se “Vendi ndodhet në krizë, ne kemi një plan për ta nxjerrë prej aty”.
Basha tha se opozita ka një plan për reformën zgjedhore dhe se ia ka dërguar kryeministrit Rama.
“Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë, vendi është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza. Ne kemi një plan për reformën zgjedhore.
Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marri ta zbatojë, nëse nuk e zbaton dot të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne”, deklaroi Basha.
Top Channel