Rreziku nga kanceri, a duhet t’i druhemi mishit të kuq?

01/10/2019 10:59

Kërkime të panumërta kanë dalë në rezultatin se mishi i kuq dhe ai i përpunuar, bartin në vetvete rreziqe për shëndetin nëse konsumohen rregullisht.

Shqetësimet më të mëdha janë lidhur më kancerin e zorrës së trashë. Agjensia kërkimore për kancerin pranë OKB-së mbushi faqet e para të gazetave kur deklaroi se mishi i përpunuar mund ta shkaktojë këtë sëmundje. Edhe për mishin e kuq, ajo pohonte se mund të jetë “kanceroz”, duke shtuar sidoqoftë se për këtë, provat janë të kufizuara.

Një studim i ri megjithatë pretendon se heqja masivisht nga përdorimi i sallamrave, biftekut dhe të gjitha format e tjera të mishit të kuq, është thjesht humbje kohe dhe proteinash për shumicën e njerëzve. Raporti që bie ndesh me bindjen e pjesës dërrmuese të organizatave të botës,  pretendon se provat në mbrojtje të argumenteve të deritanishme janë shumë të pakta dhe se në realitet, rreziku ndaj shëndetit, është fare minimal.

Ekipi i studiuesve, i drejtuar nga universiteti Dalhousie dhe ai  McMaster në Canada – ka dalë në përfundimin se për pjesën dërrmuese të njerëzve, ndonëse jo për të gjithë, do të ishte më e udhës që ta vazhdonin konsumin e mishit, pasi për çdo rast sipas tyre, shumë pak prova ka që të dëshmojnë se ulja e përdorimit të tij, ndikon në reduktimin e gjasave të sëmundjes.

FOTO GALERI
1/6
Studimi i ri bie ndesh me rekomandimet nga organizatat e shëndetit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA