30 shtatori ishte dita e fundit e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës.
Pas mesnatës antenat u fikën sipas vendimit të marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ndërkohë kanalet televizive do të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale. Për qarkun e Vlorës AMA ka vendosur shtyrjen e këtij procesi në një moment tjetër.
Me mbylljen e transmetimeve televizive analoge në Tiranë, Durrës realizohet digjitalizimi tërësor për 5 qarqet të vendit. Më parë ky proces ka përfunduar në Fier, Berat dhe Korçë, ndërkohë puna do të vazhdojë për mbylljen e transmetimeve analoge për qarqet e tjera.
Sipas AMËS deri tani janë rreth 2/3 e popullisë që mbulohen plotësisht me transmetime digjitale. Procesi i digjitalizimit të frekuencave televizive nisi në vitin 2007, ku Shqipëria që drejtohej nga qeveria e Sali Berishës, ratifikoi marrëveshjen e Gjenevës për digjitalizimin e frekuencave televizive. Në prill të 2012 Genc Pollo Ministër për Inovacion në kabinetit Berisha raportonte në Komisionin e Medias në lidhje stategjinë ekalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike, dhe marrëvshjet ndërkombëtare të nëshkruara për këtë proces.
Pa ka kaluar një muaj në 2 maj të 2012 qeveria Berisha do të miratonte pikërisht planin kombëtar të stategjisë të kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike që vendoste si datë për mbylljen e transmetimeve analaoge 17 qershorin e 2015.
Qe prej 2012, procesi i dixhitalzimit është shtyrë pafundësisht dhe pa argumenta të bazuara, ndërkohë që Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që transmeton me sinjal analog.
Top Channel