Ish-ministri Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në parlament duke folur për situatën pas tërmeteve, foli edhe për panikun që krijua fake news-i i portalit syri.net.

” Gjatë kësaj jave pamë të shfaqej edhe marrëzia e zakonshme politike për të bërë politikë me tërmetin dhe ca më keq akoma çmenduria e një pjese të vogël të medias për ti shërbyer padronit politik apo edhe për të bërë pazar klikimesh në tregun mediatik. Ka ardhur koha që përmes fuqisë së ligjit akte të tilla të ndëshkohen. Kjo është përgjegjësi ndaj njerëzve, por edhe një mësim i mirë për përgjegjësinë ndaj të vërtetës, si detyrim me interes publik. Dikush e quajti këtë një tërmet “i mire” me ne. Ishim vërtet me fat.Po nuk duhet të mbetet këtu. Do të ishte një gabim fatal”, tha ai.

Xhafaj tha se qeveria pas situatë së tërmeteve që goditën vendin duhet që të bëjë publike një strategji të qartë reflektimi të shoqëruar me një plan serioz veprimi.

“Tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore nuk mund t’i parashikojmë, por dëmet e mëdha mund t’i parandalojmë. Qeveria do t’i bënte një shërbim të mirë vendit nëse në reflektim të kësaj që përjetuam dhe nevojës për t’u përballur me to, të përgatiste dhe të bënte shumë shpejt publike një strategji të qartë reflektimi të shoqëruar me një plan serioz veprimi”, tha ai.

Më tej Xhafaj tha se: “Më së paku, është domosdoshmëri nevoja për evidentimin shkencor të dëmeve, një hartë të re sizmike të vendit, ndërmarrja e një analize shkencore për të përcaktuar zonat problematike që sjellin risqe të mëdha nga tërmtetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme, rezervuarët, digat, urat, etj. E kemi të domosdoshme për të ngritur apo përmirësuar institucionet shkencore të këtyre fushave|.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA