Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit tha se pas tërmetit të disa ditëve më parë që goditi vendin, qeveria mori masa urgjente për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur.
“Emergjencat civile ishin me sytë nga qytetarët pas 21 shtatorit. Kjo situatë më detyron ta përdorë këtë foltore si një tribunë për të përçuar zërin e qytetarëve sidomos atyre të Tiranës pas tërmetit.
Në këtë situatë dalluan mjekët policët, ishte një tërmet i fuqishëm thuhet më i fuqishëm në 40 vitet e fundit, por fatmirësisht s’kishim humbje jetësh njerëzore. U ngritën kampe emergjencash e çadra, në zonat e prekura”, tha Spiropali.
“Është detyra jonë të bëjmë diferencën e madhe për të çrrënjosur varfërinë, që në raste të tilla si tërmeti. Përveç solidaritet në tërmet, ne duhet të kthejmë sytë nga varfëria ekstreme për ta luftuar atë deri në qelizë”, u shpreh ajo më tej.
Top Channel