Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në fjalën e saj në parlament foli për situatën pas tërmeteve,

Xhaçka tha se pas ngjarjes shteti u ngrit në këmbë për të përballuar emergjencën.

“Që natën e datës 21, pra pak orë pas tërmetit, në Tiranë dhe Durrës u ngritën 9 qendrapritje, në strehat sociale, apo në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura, për ata qytetarë që nuk mund të qëndronin në banesat e tyre për shkak të dëmtimit të tyre ose të pasigurisë së qëndrimit në këto banesa”, tha ajo.

Pjesë nga fjala e ministres

Diçka më shumë se një javë më parë vendi ynë u godit nga një ngjarje sizmike e përmasave mjaft të mëdha.Njëtërmet i magnitudës 5.8 nëshkallën Rihter që tronditi jo pak qytetarët sidomos në qarqet e Tiranës dhe Durrësit që ishin edhe qarqet më të prekura, edhe pse lëkundjes e tokës u ndjenë kudo në territorin e vendit dhe në vendet fqinje.

Dëmet e shkaktuara janë të shumta, por besoj që kemi qenë me shumë fat, që nuk ka pasur asnjë jetë të humbur.

Madje,nuk ka pasur asnjë të plagosur rëndë. Janë në total 154 persona të lënduar, thuajse në çdo rast me dëmtime fare të lehta, të shkaktuara më tepër nga paniku i momenteve pas goditjes, kur qytetarët përpiqeshin të largoheshin nga banesat e tyre. Them me fat, sepse nga tërmetet e asaj magnitude mund të presësh më të keqen, siç ka treguar edhe historia e jo fort e largët e vendeve fqinje me ne. Dhe asnjë dëmtim, sado i madh, nuk mund të barazohet me qoftë një jetë të vetme të humbur.

Por nga ana tjetër, dëmet materiale janë të konsiderueshme.Nga të dhënat që disponojmë deri tani janë rreth qindra banesa, të cilat kanë pësuar dëmtime që i bëjnë të pabanueshme.

Bëhet fjalë në thuajse çdo rast për banesa të vjetra, shtesa ose banesa të ndërtuara janë çdo kriteri teknik të sigurisë.
Vetëm pak orë pas goditjes së tërmetit u mblodhën menjëherë, nën drejtimin e Drejtorisë së Emergjencave Civile, komisionet e planifikimit dhe përballimit të emergjencave civile në nivel bashkie dhe prefekture, ku u përcaktuan masat emergjente për përballimin e situatës.

Që natën e datës 21, pra pak orë pas tërmetit, në Tiranë dhe Durrës u ngritën 9 qendrapritje, në strehat sociale, apo në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura, për ata qytetarë që nuk mund të qëndronin në banesat e tyre për shkak të dëmtimit të tyre ose të pasigurisë së qëndrimit në këto banesa.

Apo edhe për shkak të frikës që sigurisht ka qenë e madhe edhe për shkak të goditjeve që pasuan tërmetin e orës 16.05.
Reagimi ndaj tërmetit të datës 21 ishte në fakt edhe një testim i mekanizmit të ri të Mbrojtjes Civile që u miratua nga Kuvendi në datë 9 korrik. Edhe pse ky mekanizëm është sot në fazën e vetë embrionale – ende nuk janë miratuar aktet nënligjore dhe nuk kanë marrë jetë strukturat e reja që ai parashikon e aq më pak hartimi i vlerësimeve të riskut e strategjive për menaxhimin e riskut në nivel vendor e kombëtar – pra, edhe pse është vetëm fillimi dhe ka akoma shumë punë për të bërë derisa mekanizmi i mbrojtjes civile të jetë plotësisht funksional, gjithçka ka funksionuar në një mënyrë shumë më efikase sesa më parë.

Dhe unë besoj që ngjarja i fundit do të shërbejë si një nxitje më tepër për të përshpejtuar punën,derisa kolaudimin e plotë të këtij mekanizmi, i cili jo vetëm që do të ndihmojë për t’i bërë qytetarët shqiptarë më të sigurt, por do të na lejojë edhe anëtarësimin në Qendrën Evropiane për Koordinimin ePërgjigjesndajEmergjencave.

Por, sado dramatik tërmeti i datës 21, sfida e vërtetë për të gjithë ne filloi pas tërmetit. Reagimi i emergjencës ishte vetëm fillimi.Rikuperimi i dëmeve, është sfida më e vështirë, sepse dëmet janë të mëdha dhe çdo vend, sado i zhvilluar apo i pasur, e ka të vështirë që të përballojë një sasi të tillë dëmesh në një kohë aq të shkurtër,sa ajo që kemi në dispozicion dhe sa presin njerëzit nga ne.

Besoj që mënyra sesi kanë reaguar institucionet e sesi i gjithë shteti u ngrit në këmbë për të përballuar emergjencën e tërmetit të datës 21 ishte treguesi më i qartë se tashmë siguria e qytetarëve garantohet në një mënyrë shumë më efikase e më të konsoliduar se sa më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA