“Marrëveshja e 2008 është marrëveshja që opozita parlamentare do të zhbëjë dhe do të fundosë”, kështu tha deputetja e opozitës Rudina Hajdari në parlament.

“Ne duam të bëjmë një Reformë Zgjedhore, presim që ndryshimi i sistemit zgjedhor të ndodhë sot, presim që edhe kolegët e ndershëm të PS t’i bashkohen kësaj nisme”, u shpreh Hajdari më tej referuar reformës zgjedhore.

“Fundjavën e kaluar dëgjova Ramën, në Asamblenë e OKB, që foli për dy arritje shumë të mëdha të kësaj qeverie, që nuk ishin arritje. Përmendi faktin që kishte një numër të lartë të grave në qeverinë e tij dhe fakti që e përdori Shqipërinë si shembull në rajon për ndryshimet klimatike. Këto të dyja janë fasada, pasi edhe pse Parlamenti përbëhet nga shumica gra, më vjen keq të them se ato vendosen aty për të mbushur ca hapësira boshe. Në fakt, gratë edhe sot përdoren e dhunohen, ndaj dua që ta ngrenë zërin.

Janë dy fabrika në Laprakë, ajo e aluminit dhe e tullave, që helmojnë çdo ditë qytetarët. Këto fabrika operojnë pa leje mjedisore”, tha ajo më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA