Drejtoresha Rajonale e UNICEF vlerëson Tiranën miqësore për fëmijët

30/09/2019 19:38

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti sot në zyrën e tij Afshan Khan, Drejtoreshën Rajonale të UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernardi.

Khan falënderoi kryetarin e bashkisë për bashkëpunimin e shkëlqyer me UNICEF si dhe diskutuan mbi mundësitë për ta bërë qytetin më miqësor për fëmijët, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Në mbarë botën, fëmijët me aftësi të kufizuara janë ndër më të cënueshmit dhe të margjinalizuarit dhe janë të rrezikuar nga përjashtimi, mundësitë dhe shërbimet e nevojshme.

Tirana në pesër vitet e fundit e ka shndërruar kryeqytetin në një qytet miqësor me fëmijët, duke i vendosur ata në qendër të politikave të bashkisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA