Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Sebastian Kurz për fitoren e arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Austri. “Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri”, thotë Basha.
Basha veçon faktit se Kurz vendosi të refuzojë me zgjedhje të reja akuzat për pazare me votat edhe pse vetë nuk kishte asnjë përgjegjësi.
“Vendimi i liderit të ÖVP, Sebastian Kurz, ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi t’i rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik. Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare”, shprehet Basha.
Rama mesazh urimi Kurzit: Fitore e madhe për kampionin
Top Channel