Pas Amazonës, edhe Facebook do t’i hyjë rrugës së modës.

Gjiganti i medias sociale do të prezantojë se shpejti Fashion++, një lloj stilisti virtual që i jep këshilla për veshjen përdoruesve. Sistemi propozon modifikime falë një sistemi të inteligjencës artificiale, që njeh veshjet dhe jep sugjerime se çfarë duhet ndryshuar apo shtuar.

“Mund edhe të rekomandojë mënyra për të rregulluar një veshje, si të veshësh këmishën apo të përveshësh mëngët”, ka shpjeguar facebook në sajtin e tij dedikuar kërkimeve.

Pra, do të jetë një sistem më i avancuar në krahasim me zgjidhjet aktuale, që kufizohen tek sugjerimi i një veshjeje. Kërkimi, që sidoqoftë është në fazë zhvillimi, duhet të prezantohet nga platforma në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Seul, nga 27 tetori.

Edhe Amazon i ka sytë nga moda. Në qershor, ajo prezantoi StyleSnap, një lloj shazami për veshjet që është në gjendje të këshillojë çfarë duhet blerë, duke u mbështetur tek fotot. Edhe ky sistem bazohet tek inteligjenca artificiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA