Shkencëtari izraelit, Ilan Samish ka krijuar një kompani të quajtur Amai, fjala japoneze për “e ëmbël”, që synon të zgjidhë një nga problemet më të mëdha të botës me proteinat natyrore super të ëmbla.
Ai ka prezantuar produktet e tij në Food TechIl, një konferencë në Tel Aviv, ku bashkë me të tjera start-up-e të teknologjisë së ushqimit, po sjellin ofertat e tyre.
“Unë kam zbuluar një teknologji që mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit më të madh të njerëzimit. Vendosa të shëroj ushqimin që ne përdorim në vend të sëmundjes që ai shkakton”, u shpreh Samish.
Në ditët e sotme, janë të shumta kompanitë që kanë hapur qendra inovacioni dhe njerëzit tani e kuptojnë rëndësinë e teknologjisë së ushqimit.
“Ne nuk duam të jemi përgjegjës apo të konsiderohemi të tillë, për sëmundjet në botë, për obezitetin apo diabetin. Kërkuesit kanë provuar se ushqimi është një përbërës kryesor në atë që po ndodh.”
Kompanitë përpiqen të japin më të mirën për konsumatorët. Dhe janë të shumta ata që po përpiqen të zgjidhin problemet ekzistenciale përmes inovacionit.
Top Channel