Policë kineze kanë nisur të patrullojnë pikat turistike në Beograd së bashku me homologët e tyre serbë. Zyrtarët serbë thonë se përforcimet kineze janë të nevojshme për të ndihmuar me numrin e shtuar të vizitorëve nga Kina, si dhe të vetë kinezëve që banojnë në Serbi.

Kina, kujton VOA, është eksportuesja më e madhe e mallrave të konsumit dhe po shton ndërkohë praninë edhe në fusha të tjera. Kjo është dhe arsyeja përse së fundi Pekini ka dërguar një kontigjent policësh në Serbi, për të ndihmuar forcat vendase në tre qytete, shembulli më i fundit i bashkëpunimit të zgjeruar mes të dy vendeve.

Policët kinezë gjenden edhe pranë aeroportit “Nikola Tesla”, si dhe tek një qendër tregtare kineze në rrethinat e Beogradit. Oficerë të tjerë kinezë janë të vendosur në qytetet Novi Sad dhe Smederevo.

“Nuk kanë autoritet ligjor; vetëm na ndërlidhin me turistët që të komunikojmë më mirë”, thotë Zoran Jovanoviç, oficer i policisë serbe. Serbia ka pasur prej vitesh patur marrëdhënie mjaft të ngushta me Kinën. Në Beograd, jetojnë rreth 1400 kinezë.

Dy vendet nënshkruan këtë vit disa marrëveshje të reja bashkëpunimi, ndër to edhe atë që parashikonte ndihmën e Kinës për ndërtimin e një rrjeti metroje në Beograd, i cili është pjesë e iniciativës kineze “Një brez, një rrugë” që synon të zgjerojë lidhjet tregtare për kompanitë kineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA