“Deepfake” për të luftuar “deepfake”
27/09/2019 19:35
Google ka publikuar një bazë të dhënash me 3 mijë “deepfake” – video që përdorin inteligjencë artificiale për të ndryshuar fytyra ose për t’i bërë njerëzit të thonë gjëra që nuk i kanë thënë kurrë.
Gjiganti i search shpreson se database-i do t’i ndihmojë studiesit të ndërtojnë mjete për të fshirë videot e dëmshme.
Frika qëndron te videot që mund të përdoren për të promovuar teori konspirative false, dhe propagandë.
Teknologjia “deepfake” merr video dhe audio të njerëzve realë, kryesisht politikanë apo njerëz të famshëm, dhe përdor teknika të inteligjencës artificiale për t’i transformuar në mënyra të ndryshme, për shembull të vendosin fytyrën e një aktori në pornografi.
Top Channel