Ndërtimi i pllakave bllokuese në arteriet dhe venat tuaja arrin të ngadalësojë rrjedhën e gjakut.
Sëmundjet kardiovaskulare ose ndryshe të gjitha ato që kanë të bëjnë me shëndetin e zemrës, konsiderohen si nga më të rrezikshmet dhe më të përhapurat.
Sipas OBSH të cilës i referohet AgroWeb.org, vdekjet nga këto sëmundje arrijnë në 17 milionë persona vetëm vitet e fundit.
Kjo shifër pritet thuajse të dyfishohet deri në vitin 2030.
Vendet me të ardhura të pakta ose të mesme janë më të rrezikuarat të preken nga probleme të ndryshme të zemrës.
Kjo për një sërë arsyesh, por zanafilla qëndron tek jetesa dhe ushqyerja e shëndetshme.
Ajo çfarë konsumoni çdo ditë mund të jetë shkak ose ndihmë në lidhje me këto sëmundje.
Këtë theksojnë së fundmi edhe ekspertët, të cilët japin disa alternativa se si acidet e shëndetshme yndyrore mund të ndihmojnë zemrën.
Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të gjeni të shpjeguar se cilët të zgjidhni dhe si të përfitoni prej tyre në mënyrë natyrale.
Pavarësisht se ato të këqijat janë shkak për zhvillimin veçanërisht të sëmundjeve të zemrës, kur bëhet fjalë për acide yndyrore si omega-3 apo 6 të dhënat janë të ndryshme.
Një studim nga Universiteti Cardiff në Mbretërinë e Bashkuar, tregoi për ndihmën që omega-6 i jep zemrës.
Më konkretisht këto acide yndyrore ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së arteriosklerozës.
Kjo sëmundje zhvillohet nga bllokimi i artereve kryesore të zemrës, duke sjellë më pas efekte anësore si ataku në zemër apo ishemia.
Acidet e shëndetshme yndyrore siç është omega-6 ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut.
Gjithashtu vënë në punë disa mekanizma të cilat parandalojnë sëmundjet e zemrës.
Megjithëse sasitë e marrjes se omega-6 si suplement nuk janë përcaktuar ende nga mjekët, marrja e vazhdueshme e saj nga ushqimet është ndihmuese.
Duhet të kini kujdes, pasi ajo çfarë dhuron shëndet tek zemra është omega-6 dhe shumë më pak omega-3.
Prandaj sigurohuni që gjithnjë të zgjidhni ushqimet e duhura, disa prej tyre AgroWeb.org jua rendit më poshtë.
Misrat
Arrat dhe farat
Mishi i kuq
Mishi i pulës
Vezët
Peshku
Është vërtetë shumë e rëndësishme për trupin që të marrë sasi yndyre të shëndetshme jo vetëm për të parandaluar sëmundjet e zemrës, por edhe kolesterolin e ulët.
Kolesteroli i ulët megjithëse nuk njihet shumë, është një sëmundje që shkakton efekte anësore shumë negative për organizmin.
Për shumë shumë rreth kësaj gjendje të trupit, mund të lexoni artikullin e dedikuar nga AgroWeb.org duke klikuar këtu./AgroWeb
Top Channel