FMN zgjodhi zyrtarisht bullgaren Kristalina Georgieva si të dytën grua në krye të institucionit me 189 vende anëtare.

Zgjedhja ka qenë thuajse e garantuar pasi huadhënësi global tha më herët këtë muaj se Georgieva, ish drejtuese e bankës botërore, ishte kandidate e vetme. Pas zgjedhjes, Georgieva foli për kohë të vështira për ekonominë globale.

“Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme të jesh në krye të FMN në një kohë kur rritja ekonomike globale vazhdon të zhgënjejë, tensionet tregtare dominojnë dhe borxhi është në nivele historike të larta. Kjo do të thotë se duhet të përballemi edhe me cështje si pabarazitë, rreziqet klimaterike dhe ndryxhimi i shpejtë teknologjik”, u shpreh Georgieva.

Georgieva do të marrë pozicionin e saj si drejtoreshë e FMN më 1 tetor duke zëvendësuar Kristine Lagarde, që do të ulet në karrigen e shefes së bankës qendrore evropiane. Ajo merr në duar një institucion të goditur nga rritja e populizmit në ekonomitë e avancuara dhe përshkallëzimi i konflikteve tregtare, më i madhi i të cilëve ai mes SHBA dhe Kinës.

“Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme të jesh në krye të FMN në një kohë kur rritja ekonomike globale vazhdon të zhgënjejë, tensionet tregtare dominojnë dhe borxhi është në nivele historike të larta. Kjo do të thotë se duhet të përballemi edhe me cështje si pabarazitë, rreziqet klimaterike dhe ndryxhimi i shpejtë teknologjik”, tha ajo.

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA