Tërmeti i ditëve të fundit, duke marrë parasysh përmasat që pati, mund të kishte qenë një tragjedi dhe kjo të bën të jesh më optimist përtej ankthit që u përjetua për 24 orë. E megjithatë ai la disa pasoja e dëmtime fizike në zonat e Shqipërisë së Mesme aty ku edhe lekundjet ishin shumë të ndjeshme dhe më të frikshme. Si për ta rënduar situatën, 1 ditë pas pushimit të lëkundjeve filluan dhe reshje të mëdha të cilat e përkeqësuan situatën duke shkaktuar përmbytje të qindra banesave dhe bizneseve në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Lezhë e në shumë zona të tjera.
Këto ngjarje natyrore, të cilat nuk janë në dorën e njëriut për t’u evituar, kanë sjellë dëme të mëdha për shumë familje e sipërmarrës, ku tashmë jo vetëm u duhet të përballen me ankthin e shokun që iu është shkaktuar si nga termeti edhe nga permbytjet, tashme i duhet të përballen edhe me kostot financiare që duhet të mbulojnë për të kthyer pronat dhe bizneset e tyre ne gjëndjen e mëparshme.
Por ka disa nga ata që i kanë marrë parasysh situata të tilla të ngjashme duke bërë të mundur sigurimin e objekteve të tyre, si biznes apo pronë private familjare. Sigurimi i këtyre objekteve pranë INTERSIG ka qenë financiarisht modest për ra, por i ka bërë të mundur mbulimin e kostove financiare si dhe rekuperimin e objekteve si në gjendjen e mëparshme.
E këto janë ato momente kur të prekurit e siguruar pranë INTERSIG nuk janë ndjerë vetëm, kjo kompani ka marrë e para iniciativën duke dale në terren duke verifikuar dhe evidentuar dëmet e klientëve të saj nëpërmjet grupeve të inspektimit dhe verifikimit të dëmeve të përbëra nga stafi i kompanisë si dhe inxhinierë të autorizuar me licencë e të njohur ne fushën e ndërtimtarisë.
INTERSIG do të dëmshpërblejë me procedurë të përshpejtuar pa humbur kohë, duke mos lënë në pritje klientët e saj.
Deri më tani ka pasur 113 raste të prekura nga termeti dhe dosje të hapura, me vlerë dëmi të përllogaritur mbi 600.000 Euro bazuar në një vlerësim paraprak nga ekspertët e INTERSIG.
Prej tyre, vetëm 30% janë njësi banimi të siguruara nëpërmjet bankave të nivelit të dytë për shkak të lënies së kësaj banesë si kolateral për kredinë e marrë, pjesa tjetër 70% janë njësi komerciale, markete, qendra tregtare, zyra, ekspozitorë etj.
Megjithëse situata të tilla me ekspozim të lartë rreziku prekin shume subjekte njëherësh, INTERSIG ka kapacitetin dhe aftësinë për të manaxhuar në një periudhë të shkurtër dhe të menjëhershme ngjarje si këtoa të ditëve të fundit.
Ndërkohë, shoqëria INTERSIG, është një nga kompanitë lider në kontratat e sigurimeve vullnetare, si sigurimet e pronave, bizneseve, shtëpive, mjeteve motorrike kasko etj. si dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar Vienna Insurance Group, duke ofruar një ekspertizë dhe profesionalizëm me standarde austriake.
Top Channel