
Mediat italiane kanë bërë me dije se një shtetas është gjendur i gjallë pas 10 ditësh në malet e Xhenovës, Itali.
Lorenzo Ghigliotti është gjendur gjallë, pasi ishte shpallur në zhdukje që prej 10 ditësh, në lartësitë e Xhenovës.
Kërkimet filluan ditën e hënë pas një alarmi nga vëllai i tij, i cili në datën 16 shtator e kishte shoqëruar drejt Voltirit dhe më pas humbi të gjithë kontaktet që kishte me të dhe nuk e pa më atë të kthehej.
Ghigliotti, 47 vjeç u gjet nga zjarrëfikëset, në vendin e quajtur Giutte, jashtë rrezikut për jetën.
Vëllai i tij është shprehur për mediat se Lorenzo ishte nisur i pajisur me ushqim, një çantë gjumi dhe një tendë, por nuk kishte me vete telefonin e tij, por sidoqoftë eskursioni duhej të zgjaste vetëm disa ditë.
Top Channel