Görlitz, qyteti më lindor i Gjermanisë, është një perlë e ruajtur mirë që ka gjetur vend deri edhe në filma hollivudianë si Hoteli Grand Budapest, Inglourious Bastards dhe The Reader.
Pas rënies së murit të Berlinit në 1989, banorët e tij u larguan drejt perëndimit, duke bërë që popullsia e Görlitz të binte me më shumë se 25% to 54,000.
Tani, po përpiqen ta përmirësojnë situatën duke i tërhequr njerëzit përmes një oferte joshëse: të interesuarve u thuhet se mund të qëndrojnë deri në një muaj në këtë qytet pa paguar asgjë, sepse shpenzimet i merr përsipër bashkia. Deri tani, zyrtarëve vendas u kanë mbërritur më shumë se 150 aplikime: dy të tretat ishin nga qytete më të mëdha dhe disa të tjera nga jashtë Gjermanisë, përfshirë Hungarinë, republika Çeke, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.
Qyteti i vjetër me ngjyra pasteli, i cili tërheq 140,000 turistë në vit, fsheh megjithatë dhe një realitet më të errët. Ai ka nivelin më të ulët të pagave në vend dhe numrin më të madh të votuesve të ekstremit të djathtë.
Edhe qytete të tjera kanë eksperimentuar me idenë të tërheqin banorë të rinj duke i joshur me mbulimin e shpenzimeve të strehimit. Detroiti ishte i pari që e provoi me nisjen e një programi inovativ në baza të të cilit, paguheshin profesionistë të rinj premtues për të jetuar dhe punuar atje për një vit.
Kjo ide sot po përqafohet ngado, nga ishulli grek i Antikythera deri në Candela, Itali, dhe Tulsa, të Oklahomës e cila ofron 10,000 dollarë për punonjës IT-je që të zhvendosen atje për një vit.
Irida Vasia
Top Channel