25/12 22:52
Makinat elektrike Tesla pritet të kenë qendrat e tyre në Ballkan. Është shefi i kompanisë ai i cili ka zbuluar këtë plan.
Me anë të një postimi në twitter shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk ka thënë se kompania ka plan të zgjerohet në ballkan duke përmenduar shtetet si Kroacia, Serbia dhe Sllovakia.
“Shpresojmë të hapim në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenar Nikola Teslën duke pasur veturat në vendet e tij të origjinës”, ka shkruar Musk.
Tesla prodhoi 87.000 automjete në tremujorin e dytë të vitit 2019.
Top Channel