Qentë Labradudëll (Labradoodle) janë të bukur e smpatikë, por origjinën e kanë të njëjtë me atë të përbindëshit Frankeshtajn.
Krijuesi i kësaj race qensh, Uolli Konron, tha se është penduar që e ka krijuar përzierjen, dhe s’e di pse njerëzit vazhdojnë t’i shumojnë këta qen.
“Sikur hapa kutinë e Pandorës. Lëshova një Frankeshtajn nëpër botë. Njerëzit i shumojnë për para. Rritës të paskrupujt i përziejnë me raca të papërshtatshme, vetëm që të thonë se ishin të parët që i krijuan”, thotë ai.
Australiani që krijoi këtë racë të veçantë në vitin 1989, thotë se ai synonte të bënte një qen me aftësitë punuese të një laboradori, dhe me gëzofin e një pudëlli.
Por edhe pse arriti ta bëjë kombinimin me sukses, ai ndihet i penduar, sepse Labradudëll tani po shumohet për arsye përfitimi, dhe nuk po kryhet në mënyrë që të lindin vetëm këlyshë të shëndetshëm.
Top Channel