Historia e Punch, majmuni i vogël në një kopsht zoologjik në Japoni që po bën xhiron e rrjetit 21/02 09:21
Sandra Muller, gruaja e cila nisi fushatën për të nxitur femrat që të ekspozonin personat që i kanë ngacmuar seksualisht, është shpallur fajtore për shpifje nga një gjykatë në Paris.
Krijuesja e “#MeToo” është urdhëruar t’a paguajë për dëmin ish-shefin e saj të televizionit në Francë, Eric Brion.
Gjykata dëmshpërbleu Z.Brion, i cili u akuzua për flirtim të papërshtatshëm me Znj.Muller, me 20 mijë Euro.
Sandra, e cila tha se e nisi fushatën në rrjetet sociale për t’i dhënë grave një zë, do të apelojë vendimin.
“Unë humba sot, por femrat e tjera fituan,” u shpreh ajo mbi verdiktin e ditës së sotme.
Top Channel