Është shkarkuar nga detyra, drejtori aktual i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, në qytetin e Durrësit, Elio Bajramaj.
Aktori Laert Vasili do të drejtojë teatrin profesionist ”Aleksandër Moisiu”, vendim ky që do të merret nga Këshilli Bashkiak këtë të premte.
Kryetarja e bashkisë, Valbona Sako ka shkarkuar drejtorin aktual të Qendrës Kulturore, Elio Bajramaj i cili u emërua në këtë post pas daljes në pension të shkrimtarit Bashkim Hoxha.
Bashkia do ta paraqesë këtë emërim në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Durrës, që do të mbahet të premten, më 27 shtator, duke kërkuar nga këshilltarët miratimin e shkarkimit të Bajramajt nga drejtor i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe emërimin në këtë detyrë të Laert Vasilit.
Njëkohësisht pritet që të premten KB të miratojë dhe ndryshimin e emërtimit nga Qendër Kulturore në teatri ”A.Moisiu”.
Top Channel