Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se ai e meriton çmimin Nobel për një sere çështjesh, por nuk e ka fituar atë, sepse çmimi nuk është ndarë në mënyrë të drejtë.

“Unë mendoj se do të merrja një çmim Nobel për shumë gjëra, nëse ata do ta jepnin atë me të drejtë, gjë që ata nuk e bëjnë”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Komenti i Trumpit ishte formë reagimi ndaj pretendimeve të një gazetari, se Trump do të meritonte një çmim Nobel nëse do te arrinte te zgjidhte mosmarrëveshjen mes Indisë dhe Pakistanit mbi rajonin e ndarë të Kashmirit.

Kashmiri pretendohet si nga India ashtu dhe Pakistani, që kur këto vende fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në 1947.

Presidenti amerikan është ofruar të ndërmjetësojë armiqësinë e hershme të kthyer në shkak luftërash mes dy fqinjëve rivale.

Paraardhësi i Trumpi, ish presidenti amerikan, Barack Obama, e pat fituar çmimin Nobel, por Trump tha se Obama e mori kete vlerësim aq herët në presidencën e tij sa ” nuk kishte idenë pse ia dhanë”.

“Kjo ishte e vetmja gjë për të cilën u pajtova me të”, u shpreh presidenti republikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA