Trump dënon Iranin në OKB: Për sa kohë sjella kërcënuese vazhdon, sanksionet nuk hiqen

24/09/2019 18:53

Donald Trump dënoi e Iranin dhe u bëri thirrje vendeve të tjera t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara për te ushtruar presion mbi Republikën Islamike pas sulmeve ndaj objekteve të naftës Saudite.

Por ai shtoi se ekziston një rrugë drejt paqes. “Ne duam partnerë, jo kundërshtarë”, tha Presidenti amerikan në fjalimin e mbajtur përpara udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i treti I tij në OKB.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikte me asnjë komb. Por është detyrë e të gjitha vendeve të hidhen në veprim për të zbrapsur influencën e Iranit. Asnjë qeveri e përgjegjshme nuk duhet të subvencionojë dëshirën e papërmbajtur të Iranit për gjak. Përsa kohë sjellja e tij kërcënuese vazhdon, sanksionet nuk do të hiqen, përkundrazi, do të forcohen”, është shprehur Trump.

Sulmet e 14 shtatorit në Arabinë Saudite tronditën Lindjen e Mesme dhe rizgjuan frikën e një lufte më të gjerë në rajon. Trump, thotë Voa, është treguar i përmbajtur në këtë krizë, duke qëndruar larg kundërpërgjigjes me masa ushtarake, të paktën për momentin. Shefi i shtëpisë së bardhë përcolli gjithashtu një mesazh të ashpër edhe për Kinën dhe presidentin e saj, Xi Jinping, duke thënë se bota po e sheh sesi është duke i rajtuar Pekinit protestat masive në Hong Kong.

“Mënyra që do të zgjedhë Kina për ta trajtuar situatën do të flasë mjaft për rolin e saj në botë në të ardhmen. Ne të gjithë shpresojmë se Presidenti Xi do ta tregojë veten si një udhëheqës i madh”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan shtoi se e ardhmja i përket patriotëve, jo globalistëve, në atë që u konsiderua si një prej frazave më goditëse të fjalimit të tij 30 minutësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA