Ofertat për ndihmë nuk i kanë munguar Shqipërisë par tërmetit të fuqishëm të se shtunës, që shkaktoi me dhjetëra te lënduar, dëme materiale e shumë panik mes qytetarëve.
Kosova, Italia e Greqia qenë ndër të parat që shprehën solidaritet me shqiptarët në një moment të vështirë, duke ofruar mbështetjen e tyre e të njëjtën gjë bënë përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor; ish komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn percolli gjithashtu gadishmërinë e BE-së, të cilën së fundi e ka përforëcuar dhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
Në një mesazh në Twitter, Sassoli tha se Europa është gati të ndihmojë në procesin e rindërtimit.
“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me ata që janë lënduar apo kanë humbur shtëpitë e tyre. Europa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin”- tha David Sassoli.
Mjaft shqiptarë i kanë kaluar këto dy netë jashtë, të frikësuar nga një përsëritje e lëkundjeve të dhunshme të tokës. Panikun e tyre e kanë ushqyer dhe paslëkundjet, që vazhduan deri mbrëmjen e së djelës.
Siaps Hahn, që në Komisionin e ri Europian do të merret me ҫështjet e Buxhetit dhe të Administratës, “lëndimi i më shumë se 100 personave dhe dëmet në infrastrukturë prej tërmetit të 21 shtatorit ishin diçka serioze. Ndaj dhe BE-ja i ofroi menjëherë ndihmë Shqipërisë përmes Mekanizmit të tij të Mbrojtjes Civile.
Top Channel