Qielli indonezian është ngjyer krejtësisht me të kuqe, fundjavën e kaluar, për shkak të disa zjarreve që prej ditësh kanë gllabëruar zonat pyjore të vendit.

Një peizazh i ngjashëm me marsin, ai i fotografuar dhe postuar në mediat sociale nga vetë përdoruesit, që janë ankuar edhe për dhimbje në sy dhe grykë.

Sipas meteorologëve, të intervistuar nga BBC, fenomeni i pazakontë quhet shpërndarja e Rayleigh-ut. Ajo ndodh kur një lloj i caktuar pjesëzash, në këtë rast ato të pranishme tek tymi, përshkohen nga një valë e ndritshme. Fotot janë bërë në disa fshatra dhe lokalitete të tjera të provincës Jambi në Indonezi.

Çdo vit në fakt, zjarret në Indonezi, krijojnë një re të dendur tymi që mund të mbulojë të gjithë rajonin e Azisë juglindore.

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA