Presidenti Trump ka pranuar më në fund se e ka përmendur ish-zëvendëspresidentin Joe Biden dhe djalin e tij në një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

Trump përballet me akuzat se ai i ka bërë presion Ukrainës të hetojë për rivalin e tij të mundshëm, gjë që ai e mohon. Por, pohimi më i fundit i tij, ka ndezur thirrjet e demokratëve, për të nisur procedurat e një hetimi ndaj tij, në kongres.

Hunter Biden, djali i Joe Biden, u bë drejtor i kompanisë ukrainase të gazit natyral Burisma, në 2014, ndërsa babai i tij ish zëvendës i Barak Obamës. Joe Biden tani është pretendenti kryesor demokrat për të marrë nominimin, që do ta vinte atë përballë Trumpit në zgjedhjet e 2020.

Akuzat sipas të cilave Trump i ka kërkuar homologut ukrainas të hetojë për korrupsion të mundshëm ndaj Biden, kanë dominuar në Uashington, ditët e fundit. Skandali u ndez pas publikimeve në mediat amerikane se një pjesëtar i komunitetit të inteligjencës kishte paraqitur një ankesë në lidhje me komunikimin e Trump me një lider të huaj, dhe një premtim që supozohet si i ishte bërë atij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA