Çdo vit, Roma vizitohet nga më shumë se 15 milionë turistë.

Kjo shifër, bashkë me ato që vijnë nga të tjera kryeqytete të botës e që parashikohet të rriten më tej, kanë bërë që OKB të hartojë një listë me nëntë qytete që rrezikojnë mbipopullimin nga turistë dhe e gjithë kjo bëhet alarmante pasi shërbimet e papërshtatshme, trafiku i shtuar dhe mungesa e strukturave pritëse, kërcënojnë banorët  lokalë. Përveç Romës, në listë janë edhe Amsterdami, Barcelona, Praga, Parisi, Stokholmi, San Francisko, Toronto dhe Vankuveri.

Në 2018, 1.4 miliardë njerëz kanë vendosur të bëjnë pushime. 54 përqind e tyre kanë vendosur të vizitojnë një qytet. Sipas raportit të kombeve të bashkuara, në më pak se 10 vite, ky numër është i destinuar të shkojë në kuotën e 2 miliardëve.  Problemi i mbifrekuentimit nga turistët, prek edhe qytete të tjera. Një nga të parët që ka lëshuar alarmin, vite më parë, ka qenë Venecia. Një qytet unik në bukurinë e tij, perla brenda një lagune, prej vitesh rrezikon të pësojë kolaps, pikërisht për shkak të numrit të madh të turistëve. Nga janari, Venecia planifikon të vendosë edhe një taksë për zbritjen e turistëve në tokë.

Edhe Amsterdami, tjetër kryeqytet që konsiderohet në rrezik, ka njoftuar se do të marrë masa. Ndërsa në Barcelonë, fenomeni ka shkaktuar një revoltë të vërtetë. Ka patur shumë manifestime të qytetarëve, me thirrjet “Kthehuni në shtëpitë tuaja, mos shkatërroni qytetin tonë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA