Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka reaguar pas një publikimi fyes që media Rolling Stone Italia publikoi për tërmetet në Shqipëri.

“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias!”,- shkruante Rolling Stone Italia.

Komenti u fshi pas disa minutash nga faqja e medias italiane, megjithatë, Ermal Meta ka reaguar kundër.

“Nga këto anë i quajmë humbësa”, shkruan Meta kundër medias italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA