Kur qyteti i Nju Jorkut u godit nga uragani Sendi, në vitin 2012, uji përmbyti tunelet e makinave dhe të trenit, të cilat janë jetike për transportin e qytetit.

Një dëm i madh iu bë edhe sistemeve elektrike, si dhe paneleve të mureve brenda tuneleve.

Duke pasur parasysh se një qytet i stërmadh si Nju Jorku ka një numër shumë të madh nejrëzish e mallrash që qarkullojnë në tunele. Veç kësaj, tubacionet nëntokësore të ujërave të zeza, të rrjeteve elektrike e ujore, janë tepër të sofistikuara e pothuajse një qytet më vete.

Zgjidhja për të mos lejuar përmbytjen e tuneleve, për Nju Jorkun ishte ndërtimi i dyerve 25-tonëse, prej hekuri, të cilat mund të mbyllen gjatë stuhive e të hapen në kohë normale.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA