24/11 18:35
Përmes një mesazhi solidarizues, shefja në largim e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i shprehu keqardhjen kryeministrit Edi Rama mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e lëkundjeve të djeshme sizmike.
Mbi tërmetet shkatërruese që goditën Shqipërinë duke plagosur dhjetëra njerëz dhe shkatërruar ndërtesat dhe infrastrukturën, Mogherini uroi shërim të shpejtë për gjithë të dëmtuarit. Po kështu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes mekanizmit të mbrojtjes civile.
Përsa i përket Ramës, ky i fundit anuloi udhëtimin e tij për në New York, në javën ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.
Top Channel