Ka nisur mbledhja urgjente e qeverisë shqiptare e cila u bë pas tërmetit të rënë. Kryeministri Edi Rama u kthye nga Gjermania sapo ndodhi ngjarja.

“Një mirënjohje e thellë për bluzat e bardha për punën e bërë. Edhe pse isha larg, kam marrë në kohë reale çdo informacion, kjo edhe falë grupeve të ëhatsappit”- tha kryeministri i vendi.

“Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë.

Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA