Lajmi se dy rafineri të rëndësishme nafte në Arabinë ishin goditur e dëmtuar keqas, mbushi menjëherë faqet online të mediave të mëdha botërore.
Por vetëm një ditë më pas, impakti i asaj goditjeje do të niste e të shfaqej I plotë: sulmet me dronë e raketa e kishin gjymtuar prodhimin e naftës në vendin më të madh eksportues të arit të zi në botë; Arabia Saudite u detyrua ta përgjysmonte brenda ditës prodhimin me 5.7 milionë fuçi në ditë. Incidenti që i kushtoi globit 5% të furnizimit total me naftë, I zuri në befasi sauditët dhe ekspozoi probleme strukturore në mbrojtjen e mbrëtërisë së Gjirit Persik, sistemet e së cilës, nga sa pohojnë ekspertët janë vërtet të sofistikuara, por vetëm për tu përballur me sulme të tipit tradicional e ato të ashtëquajtur ” asimetrikë” siç janë goditjet me dronë.
Përgjegjësinë e goditjes e morën shumë shpejt rebelët Huthi në Jemen. Arsyet nuk I mungonin: kryengritësit e mbështëtur ngasa thuhet prej iranit, Koresë së Veriut dhe hezbollahut, janë të përfshirë qe prej 2015-tës në një konflikt me qeverinë e drejtuar nga Abdrabbuh Mansur Hadi . Forcat Huthi kontrollojnë aktualisht kryeqytetin e Jemenit, Sana`a dhe një koalicion I drejtuar prej sauditëve ka ndërmarrë operacione të shumta ushtarake kundër tyre, duke përdorur sulmet ajrore si instrument për rikthimin e ish- qeverise jemenite.
Të dhënat e OKB-së tregojnë se nga marsi 2015 deri në dhjetor të 2017-tës, në Jemen janë vrarë 8,670 deri në 13,600 vetë, përfshirë 5,200 civilë. 50 mijë janë të vdekurit nga uria si pasojë e zisë së bukës që ka pllakosur vendin për shkak të luftës civile. Por ky konflikt I brendshëm gjaksor, jashtë kufijve është parë gjerësisht si zgjatim i rivalitetit të hidhur mes Iranit dhe Arabisë Saudite dhe si një përpjekje për të goditur influencën e republikës islamike në rajon. Ndaj nuk është çudi që Amerika e priti me skepticizëm pranimin e shpejtë të fajita nga rebelët jemenitë. Përmes sekretarit të shtetit Mike Pompeo, Washingtoni e bëri të qartë se kë konsideron fajtor për situatën.
Top Channel