Nga momenti në moment pritet që trupi gjykues të lexojë vendimin që ka marrë për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

I akuzuari, Tahiri, është nisur drejt sallës së gjyqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga shumë mbështetës të tij. Më parë, ai u fotografua teksa priste i ulur në shkallët e gjykatës.

Gjykatësit kanë dalë nga dhoma e këshillimit dhe janë drejtuar për në sallën ku do të lexohet vendimi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

  Amerikanët në gjyqin e Tahirit, avokati në “Open”: Janë garanci, krijuan bindjen se nuk ka prova

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA